Një ankerplast rezistent ndaj ujit, elastik, i hollë, i padukshëm dhe që e lejon lëkurën të marrë frymë. Aquablock mbron plagët nga rreziku i infeksionit falë tamponit antibakterial me klorheksidinë, i cili ofron një spektër antibakterial dhe krijon një barrierë rezistente ndaj ujit. Adaptohet në të gjithë zonat e trupit për një aplikim të lehtë. Vjen në disa madhësi, sipas nevojës për mbulim.