Loading...

Rreth nesh

Farmavitta është rrjeti i parë i farmacive në Shqipëri. Ajo është e dedikuar në përmirësimin e nivelit të kujdesit shëndetësor duke garantuar për ju një numër të shumëllojshëm dhe me cilësi të lartë të produkteve farmaceutike e parafarmaceutike dhe shërbim farmaceutik profesional e të shpejtë kudo, në pikat e saj dhe online.

Shërbimi në farmacitë tona
Farmacia e parë Farmavitta ka nisur të operojë në gusht të vitit 2017 dhe prej atëherë janë hapur 30 Farmaci të reja në gjithë Shqipërinë, të cilat ofrojnë shërbim të plotë prej orës 08:00 am deri në 21:00 pm. Në faqen e kompanisë www.farmavitta.al do të gjeni numrin e telefonit për cdo Farmaci, mos hezitoni të kërkoni këshillim falas nga stafi jonë shumë profesional.

Misioni dhe vizioni ynë
Farmavitta vendos në qëndër të punës së saj INDIVIDIN. Ne përpiqemi që produktet dhe shërbimet tona të plotësojnë kërkesat dhe pritshmëritë tuaja, të vijnë te ju shpejtë dhe thjeshtë, të jenë të larmishme dhe cmimet të jenë më të mirat në treg. Fale dizajnit unik dhe organizimit të njëjtë të produkteve në të gjitha farmacitë tona në Shqiperi, ne përpiqemi që konsumatori të gjejë me lehtësi produktin që kërkon. Pacientët tanë duhet të ndjehen kudo të mirëpritur. Ne ju japim atyre mbështetje dhe këshillim profesional për përdorimin dhe efikasitetin e cdo produkti farmaceutik.

Skuadra Farmavitta!
Stafi ynë, i dedikuar dhe profesional, nuk rresht së mësuari. Ne dëshirojmë të jemi të parët në përqafimin e ideve të reja, të inovacionit. Ne i trajnojmë dhe inkurajojmë farmacistët tanë që ta konsiderojnë Farmavitta-n mjedisin e tyre të rritjes dhe zhvillimit profesional dhe personal duke ofruar standarde të larta pune dhe ambjent miqësor.

Farmavitta, farmacia juaj!

Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Farmavitta
Slider
Nuk keni një llogari?Regjistrohu