Loading...

Termat dhe Kushtet e Përdorimit

KUSHTE TË PËRGJITHSHME PËR BLERJE NË RRUGË ELEKTRONIKE

HAPËSIRA E ZBATIMIT. HYRJA NË FAQE

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis Farmavitta shpk., e regjistruar pranë QKR me (NIPT) L72021033L, me seli në adresën: Rruga Ibrahim Rugova ,Kati 8 Tiranë , dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes nga këta të fundit në rrugë elektronike të produkteve të Farmavitta nëpërmjet faqes së internetit www.farmavitta.al (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”)

Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.farmavitta.al, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Farmavitta, qoftë nëse produktet dorëzohen në adresën e përcaktuar nga Klienti, qoftë nëse ato tërhiqen në dyqane. Në rast ndryshimi të Kushteve të Pergjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.farmavitta.al

Farmavitta nuk mban përgjegjësi nëse gjatë navigimit në këtë faqe interneti mund të shkarkohen materiale te padëshirueshme apo të pakonfirmuara nga Klienti. Gjithashtu, Farmavitta nuk është përgjegjës për probleme që mund të lindin për shkak të mungesës së antivirusit, firewall-it apo browser të pa përditësuar në kompjuterin e vizitorit gjatë hyrjes në faqen e Farmavitta. Klienti merr vetë përsipër të përdorë pajisjet dhe programet e duhura për t’u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer blerje elektronike. Farmavitta mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejtë Farmavitta të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.

Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar. Regjistrimi është hapi i parë që duhet të kryejë Klienti që dëshiron të kryejë një blerje në këtë faqe. Gjatë regjistrimit, Klienti duhet të japë emrin, mbiemrin, adresën e tij elektronike, si dhe fjalëkalimin e tij. Klienti detyrohet të japë të dhëna të vërteta dhe të sakta, të detyrueshme për identifikimin e tij. Fjalëkalimi është personal dhe duhet të ruhet i fshehtë nga Klienti dhe të mos zbulohet tek persona të tjerë. Klienti do të ketë akses në të dhënat e tij personale në hapësirën e Klientit, ose në rast se do të kryejë një porosi, Klienti duhet të identifikohet paraprakisht nëpërmjet emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit, duke patur parasysh se fjalëkalimi nuk shërben për kryerjen e pagesave.

Klienti kryen porosinë nëpërmjet procedurës së përshkruar në faqen e internetit dhe konfirmon përmbledhjen e detajuar të porosisë, e cila përmban të dhëna mbi produktin e porositur, dhe çmimin e tij. Farmaviita nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse në llogarinë përkatëse të Klientit kryen blerje apo porosi një person tjetër i cili është vënë në posedim të emrit të përdoruesit dhe fjalëkalimit me apo pa dijeninë e Klientit përkatës.

Verifikimi i të dhënave të Klientit dhe dhënia prej tij e numrit të kartës bankare përbëjnë nënshkrim dhe pranim të shprehur të të gjitha transaksioneve të kryera nga ana e Klientit në faqen e internetit të Farmavitta. Farmavitta nuk do të mbajë asnjë përgjegjësi nëse karta bankare të dhënat e së cilës janë vendosur me qëllim kryerjen e pagesës është një kartë e vjedhur apo e deklaruar e humbur, në rast se banka përkatëse konfirmon pagesën.

Farmavitta nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Farmavitta apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Farmavitta përkatësisht.

Produktet dhe Çmimi.

Duke vizituar faqen www.farmavitta.al, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve në këtë faqe. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit. Duke patur parasysh që blerja në rrugë elektronike nuk ofron mundësinë për të shfaqur udhëzimet e përdorimit apo dokumente të tjerë, Klienti mund të zgjedhë të njihet me to pasi të marrë në dorëzim produktin e blerë ose mund të vizitojë një nga dyqanet e Farmavitta për t’u njohur nga afër me produktin përkatës. Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Në këtë kuptim, ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

Farmavitta nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit. Farmavitta nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Farmavitta merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online, por në çdo rast brenda 48 orëve nga momenti i konfirmimit të porosisë.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Farmavitta janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij. Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Farmavitta do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Mënyrat e Kryerjes së Pagesës

Klienti mund të kryejë pagesën me:

  • Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
  • Bkt Payment

Në rast se Farmavitta gjendet në pamundësi për të përmbushur një pjesë të porosisë së Klientit si rrjedhim i shkaqeve të pavarura nga Farmavitta, pagesës së Klientit do t’i zbritet çmimi i produkteve të padërguara dhe kostot përkatëse të dërgimit pasi të njoftohet përkatësisht për këto ndryshime.

Gjatë kryerjes së pagesës, Klienti lidhet automatikisht me serverin e pagesave, pjesë e sistemit të kontrollit të qendrës së përpunimit të të dhënave të bankës. Të dhënat bankare të Klientit, të mbrojtura nëpërmjet enkriptimit, nuk kalojnë nëpërmjet sistemeve elektronike të Farmavitta dhe nuk ruhen në sistemet elektronike të Farmavitta.

Dorëzimi i Produkteve

Dorëzimi i produkteve do të kryhet brenda 2-4 ditëve nga dita pasardhëse e konfirmimit të porosisë nga Farmavitta Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga Farmavitta për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Vonesat në dorëzimin e produkteve ose mospërmbushja e porosisë nuk do të nënkuptojnë dëmshpërblimin e Klientit apo të furnitorëve të tij. Farmavitta, nëpërmjet transportuesit, do të dorëzojë produktet e porositura në adresën e caktuar nga Klienti, në pikën më të afërt të aksesueshëm nga mjeti i transportit.

Klienti merr përsipër të marrë në dorëzim produktet në emër të tij apo të personit në emër të të cilit është kryer porosia, në adresën e caktuar prej tij gjatë kryerjes së porosisë. Gjatë dorëzimit, Klienti ose personi i autorizuar, duhet të provojë identitetin e tij, dhe konfirmimin e porosisë së dërguar i cili përmban numrin e porosisë, si dhe autorizimin në rast tërheqje nga një person i tretë.

Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse Klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, Klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Farmavitta për zëvendësimin e produktit.

  • Me nënshkrimin e aktit të marrjes në dorëzim pa asnjë vërejtje, dhe me pranimin e produkteve, Klienti pranon se produktet i janë dorëzuar në gjendje të mirë.
  • Në rast se Farmavitta apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të Klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, Klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse Klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.

Anullimi i Porosisë.

Klienti ka të drejtë të anullojë porosinë e tij brenda 24 orëve, në rastet kur pagesa do të kryhet me Paypal. Për rastet e mësipërme të anullimit, Klienti do të rimbursohet për pagesën e kryer brenda një afati prej 4 ditë nga marrja e kërkesës nga Farmavitta.

Privatësia. Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Farmavitta është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin 9887, datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse. Tё dhënat personale mbrohen nёpёrmjet fjalёkalimit qё ju pёrdorni pёr kryerjen e blerjeve nё rrugё elektronike. Klienti merr përsipër që këtë fjalёkalim ta mbajë gjithmonё të fshehtë. Nëse Klienti mendon ose dyshon se llogaria e tij mund të përdoret nga të tretë të paautorizuar, Farmavitta duhet tё njoftohet menjёherё.

Kjo faqe interneti është faqja zyrtare e Farmavitta Të gjitha elementet e përdorura në këtë faqe, duke përfshirë elementë vizualë apo zanorë, përfshirë teknologjinë bazë, janë të mbrojtura nga e drejta e autorit, marka tregtare ose patenta. Ato janë në pronësinë ekskluzive të shoqërisë Farmavitta Sh.p.k. Kjo faqe përdoret sipas Kushteve të Përgjithshme që përcaktohen shprehimisht këtu. Klienti ka të drejtë ta përdorë këtë faqe vetëm për përdorimin e tij personal dhe çdo kopjim, përdorim i paautorizuar i elementeve të përdorura në këtë faqe është i ndaluar.

COOKIES

Cfarë janë cookies?

Cookies janë skedarë të vegjël teksti të koduar të cilët janë të pozicionuar në kompjuterin tuaj ose në pajisje të tjera që janë duke përdorur këtë faqe interneti. Faqja e internetit përdor cookies për të mbledhur informacione rreth jush.

Për cfarë përdoren cookies?

Ne përdorim cookies për arsyet e mëposhtme:

  • Për arsye marketingu, për të reklamuar banera të personalizuar.
  • Për të identifikuar dhe monitoruar udhëtimin tuaj në faqen tonë të internetit dhe për të rregjistruar blerjet online. Kjo na ndihmon që të identifikojmë probleme të shfaqura dhe për të përmirësuar udhëtimin e klientëvë tanë.
  • Na mundëson informacion rreth përdorimit të faqes sonë dhe duke i bashkangjitur dhe informacionin rreth blerjeve tuaja, na ndihmon për të përmirësuar dhe zhvilluar produktet dhe shërbimet që ne ofrojmë.
  • Për të na siguruar që artikujt e përzgjedhur janë vendosur në koshin tuaj dhe blerja juaj është proçesuar si duhet.
  • Në asnjë moment, cookies tona apo ato të palëve të treta rregjistrojnë të dhënat tuaja personale të pagesës.

Ka lloje të ndryshme cookies?

Ne i kemi klasifikuar cookies tona në dy lloje të ndryshme; cookies direkte dhe të palëve të treta. Direkte janë ato që janë vendosur nga Farmavitta për t’ju ofruar një eksperiencë të plotë dhe funksionale blerje në faqen tonë të internetit . Cookies të palëve të treta janë vendosur nga partnerët tanë të biznesit si Social Media, Analytics dhe Adobe të cilat i përdorim për të shfaqur video dhe përfituar statistika.

Cookies Direkte

Në mënyrë që të keni mundësi të blini në Farmavitta ne i kërkojmë kompjuterit tuaj të pranojë cookies. Disa nga cookies që ne përdorim janë bazike për të aktivizur koshin tuaj të blerjeve dhe funksionin sign-in në faqen tonë të internetit. Pa ato ju nuk mund të përfundoni një blerje me Farmavitta. Cookies nuk grumbullojnë informacion personal si emri, adresa apo detaje nga pagesa e kryer. Më poshtë është një liste me cookies kryesore që ne përdorim dhe pse. Disa nga partnerët tanë përdorin cookies detajet e të cilave mund ti gjeni te cookies të palëve të treta.

Cookies të palëve të treta

Ne punojmë me kujdes me furnizuesit tanë të cilët përdorin cookies në faqen tonë. Këto cookies mundësojne disa funksione të caktuara të cilat veprojnë në bashkëpunim me Facebook, Twitter &Youtube. Ne nuk kemi kontroll për disa nga keto cookies kështu për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen e internetit të palëve të treta.

Ne jemi përpjekur të sigurohemi që klientët tanë të kenë vizibilitet të plotë të cookies që përdoren në faqen tonë. Faqja jonë e internetit kërkon pranimin e disa cookies të përcaktuar që të mundësojë blerjen tuaj në Farmavitta.

Nuk keni një llogari?Regjistrohu